BallinaLajmeLAJM I FUNDIT: Një i vdekur dhe dy të lënduar në një...

LAJM I FUNDIT: Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku

Të ngjajshme

A do të jetë Hamza kandidat për kryeministër? – tregon Hoxhaj

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës,...

Kurti e pret Tërnavën në kryeministri, lidhin marrëveshje për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren Saranda...

Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje

Ambasada Britanike në Prishtinë ka bërë të ditur se...

Aksident tragjik në Shkodër: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Rreth orës 16:25, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, në fshatin...

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Ferizaj. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra Golf dhe tjetra Mercedes.

“Si pasojë e goditjes, vozitësi i veturës Golf, shqiptar, shtetas i Kosovës, pëson lëndime të rënda dhe me urgjencë është dërguar me ambulancën e fshatit Pozhoran, ku mjeku kujdestar vetëm se ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Hashani.

Sipas tij, edhe dy persona tjerë, të lënduar në këtë aksident, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion në institutin mjeko-ligjor në Prishtinë. Njësiti për hetimin e aksidenteve është duke u marrë ende me rastin./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz