back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaShqiptareIdeja e Qosjes për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë gjen mbështetje...

Ideja e Qosjes për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë gjen mbështetje në Shqipëri

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, mbështet tezën e akademikut Rexhep Qosja për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Brokaj sheh se faktori ndërkombëtar po toleron më shumë veprimet e serbëve në Kosovë, sesa vetë shqiptarët, duke shtuar se propozimi i Qoses duhet parë me mençuri dhe objektivitet.

“Pa e analizuar, në shikim të parë të duket si një gjë e papranueshme. Por e thënë nga një mendimtar i thellë dhe një patriot i madh, siç është Rexhep Qosja, politika duhet ta mendojë mirë. Unë mendoj se ky propozim duhet të jetë në tavolinën e bisedimeve të politikës shqiptare”, thotë Brokaj.

Duke analizuar përsenë e këtij qëndrimi, Brokaj akuzon ndërkombëtarët se po tolerojnë serbët, ndërkohë që “flitet dhe pranohet nga të gjithë se jemi për bashkimin e shqiptarëve në BE. Por ne shohim që sikur nuk po ecën integrimi europian”.

Në kushte të tilla, përballë një propozimi të një mendimtari si Qosja, politika nuk duhet të ngutet dhe të kthejë përgjigje.

“Patjetër duhet parë si probabilitet i këtij realiteti se si vlerësohen shqiptarët”.

Ai kritikon qëndrimin e socialistit Pandeli Majko, duke thënë se ai po merret me slogane, në një kohë kur vendi sa i takon integrimit nuk po ecën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz