BallinaShqiptareLugina e Preshevës e përkrah idenë e Qosjes për shkëmbim të territoreve

Lugina e Preshevës e përkrah idenë e Qosjes për shkëmbim të territoreve

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Akademik Rexhep Qosja insiston se propozimi i tij për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë në këmbim të Luginës së Preshevës, është në dobi të shtetit të Kosovës.

Ky propozim është mirëpritur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, i cili ka thënë se propozimi i akademik Qosjes është i pranueshëm. Ai ka thënë të dielën për gazetën “Epoka e re” se Lugina e Preshevës është pjesë e Kosovë, e cila, sipas tij, pas Luftës së Dytë Botërore, është aneksuar dhunshëm nga ish-Jugosllavia pa vullnetin e qytetarëve të Kosovës. “Propozimi i akademikut Rexhep Qosja është i pranueshëm. E tëra kjo deklaratë e tij jep të kuptojë se Kosova nuk po mund të kontrollojë as veriun e as Luginën e Preshevës. Lugina e Preshevës është në situatë shumë të rëndë, ku edhe vet faktori ndërkombëtar e pranon se populli më i diskriminuar në Evropë janë shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët janë pa asnjë të drejtë. Kurse serbët e Kosovës i kanë të gjitha të drejtat. Ne çdoherë kemi kërkuar reciprocitet ose në bazë të referendumit të shprehet verdikti i popullit shqiptar të Luginës së Preshevës. Prandaj mendoj se ky do të jetë vit i sfidave. Sepse nuk mund të vazhdohet edhe më tutje me atë thënien ‘tërhiqe e mos e këput’, por duhet njëherë e përgjithmonë Presheva të bashkohet me trungun amë, me Kosovën”, është shprehur Musliu.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz