back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLufta speciale e Serbisë kundër Kosovës, përmes Kishave (Video)

Lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës, përmes Kishave (Video)

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Patrikana e Pejës, Manastiri i Graqanicës, Manastiri i Deçanit dhe Kisha e Levishkës në Prizren, janë katër objekte ortodokse që gjinden në territorin e Kosovës, por që UNESCO i mbron si prona të Serbisë, njofton Klan Kosova.

Të njëjtat ndodhen edhe në listën e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, por përveç kësaj, institucionet kosovare nuk kanë gjë në dorë.

Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore pranon se Kisha Ortodokse është gati krejt e mbyllur për bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

Qasjen e institucioneve kosovare, karshi objekteve ortodokse në mbrojtje të UNESCO-s, në organizatën “Ec ma ndryshe” e shohin si dështim karshi Serbisë, që sipas tyre, kishat i përdor kryekëput për qëllime politike

Sidoqoftë,  pronën mbi këto objekte, Kishës Ortodokse Serbe ia njeh edhe Pako e Ahtisaarit.

E qeveritarët në Beograd vazhdimisht i quajnë si pronë ekskluzive të  Serbisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz