BallinaLajmeDialogut Kosovë-Serbi i shtohet Thaçi e Nikoliqi

Dialogut Kosovë-Serbi i shtohet Thaçi e Nikoliqi

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Viti 2017 ka nisur në Kosovë me dështimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, sipas afateve të dakorduara.

Deri më 20 janari është dashur të fillojnë së zbatuari dy marrëveshjet e rinegociura disa herë – ajo për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër, si dhe marrëveshja për drejtësi, shkruan sot Koha Ditore.

Projektin për hapjen e urës e ka marrë përsipër ta zbatojë Bashkimi Evropian, por që punimet u ndërprenë pas zhvillimeve të fundit.

Përderisa ka ngecje në zbatim të ujdive, në anën tjetër, serbët kanë ngritur muaj më parë edhe një mur ndarës në Mitrovicë, për të cilin Kuvendi ka miratuar një rezolutë e cila bën thirrje që kjo pengesë të rrënohet deri më 31 janar.

Në kulmin e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit për të martën është paralajmëruar një takim në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz