BallinaLajmeZvicra ka nevojë për 134 000 punëtorë të rinj

Zvicra ka nevojë për 134 000 punëtorë të rinj

Të ngjajshme

Shokon aktorja 70-vjeçare: “Dua lidhje veç për një natë”

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin...

75 vjet burg dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues  ndaj...

Kurti i zhvendos nga zyra e tij kategoritë e dala nga lufta, i çon në ministrinë e re

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e...

Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen me spital të ri

Pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë për media dolën...
Sipas një parashikimi, deri në 134 000 punëtorë me orar të plotë do të jenë të nevojshëm për t’u kujdesur për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara.
Këtë parashikim e ka bërë Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV). Siç raporton Sonntagszeitung, kjo fuqi punëtore shtesë do të duhet të plotësohet deri më 2030.

Numri më i madh i stafit është llogaritur sipas hulumtuesve për të moshuarit. Në shtëpitë e të moshuarve brenda 15 vjetëve do të punojnë mbi 140 mijë të punësuar me orar të plotë, shkruan “albinfo.ch”.

Tashmë shtëpitë dhe institucionet sociale kanë vështirësi në gjetjen e stafit të përshtatshëm dhe të kualifikuar.

Mungesë të stafit do të ketë edhe në çerdhe, deri më 2030 do të duhet të dyfishohet fuqia punëtore.

Konferenca e Drejtorëve të Enteve Sociale (SODK) është duke shqyrtuar mundësinë nëse emigrantët mund të zhvillohen më tutje dhe të shfrytëzohen gjithnjë e më shumë në kujdesin e fëmijëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz