back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëNxënësi me autizëm ngel në të gjitha lëndët, letra e mësueses ka...

Nxënësi me autizëm ngel në të gjitha lëndët, letra e mësueses ka përlotur nënën e tij (Foto)

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Letra e shkruar nga mësuesja e djalit të saj ka prekur dhe ka bërë një nënë që të shpërthejë në lot. Ben Twist është një djalosh 11-vjeç, i cili u diagnostikua me autizëm kur ishte 5-vjeç.

Ai nuk kishte arritur të kalonte në provimet që kishte dhënë në shkollë, ndërsa mësuesja i ka dërguar një letër motivuese dhe shumë prekëse, transmeton noa.

Ja çfarë i ka shkruar mësuesja në letër:

I dashur Ben,

Po të shkruaj për të përgëzuar për sjelljen dhe suksesin në përfundimin e nivelit kyç të provimeve SAT. Gil, Lynn, Angela, Steph, dhe Anne kanë punuar aq mirë me ty këtë vit dhe ti ke bërë një progres befasues. I kam shkruar prindërve të tu dhe ty për t’ju treguar rezultatet e provimeve.

Një pjesë shumë e rëndësishme e informacionit që dua që ti të kuptosh është se këto provime matin vetëm pak nga ty dhe aftësitë e tua. Ato janë shumë të rëndësishme dhe ti ke arritur shumë, por Ben Twist ka aq shumë talente sa që ne te Lansbury Bridge i shohim dhe i matim në një mënyrë tjetër.

Këto talente përfshijnë:

Talentet e tua artistike

Aftësinë tënde për të punuar në skuadër

Pavarësinë tënde që rritet

Mirësjelljen tënde

Aftësinë për të shprehur opinionin tënd

Aftësitë e tua në sport

Aftësinë tënde për të bërë miq

Aftësinë tënde për të diskutuar dhe vlerësuar progresin tënd

Talentet e tua në dizenjim dhe krijim

Aftësitë e tua në muzikë

Ne jemi shumë të kënaqur që të gjithë këto talente dhe aftësi të ndryshme të bëjnë ty ky person i veçantë që je sot dhe këto janë pikërisht ato gjëra që ne i masim për tu siguruar se ti je gjithmonë duke bërë progres e vazhdon të bëhesh një djalë i ri i dashur e i zgjuar.

Të lumtë Ben, ne jemi shumë krenarë për ty. Urimet më të mira Znj.Clarkson.

Të Fundit

Sport

ShowBiz