BallinaLajmeKush pagoi për “pikturimin” e trenit serb?

Kush pagoi për “pikturimin” e trenit serb?

Të ngjajshme

PDK-ja kundër qasjes së Kurtit, Deliu-Kodra: Qytetarët meritojnë jetë më të mirë

Blerta Deliu-Kodra, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e...

Punë edhe gjatë natës për largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet

Leutrim Retkoceri, drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë, ka...

Rashford ul pagën për të qëndruar te Barcelona

Barcelona ka disa vendime të rëndësishme për të marrë...

Xabi Alonso flet pas emërimit te Chelsea: Nder për mua, tani të fitojmë trofe

Chelsea ka konfirmuar sot në faqen zyrtare emërimin e Xabi...

Zgjedhjet e 7 qershorit – sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora...

Dekorimin e trenit i cili të shtunën me 14 janar, u nis nga Beogradi për Mitrovica, e ka paguar zyra për Kosovën, shkruan gazeta Politika e Beogradit.

Sipas gazetës, për këtë punë është organizuar një thirrje publike, ndërsa puna i është besuar dizajnerit grafik dhe fotografit, Andrej Vasiljevic, raporton B92.

Pas tentimit pa sukses për itinerarin Beograd-Mitrovicë , Qeveria serbe vendosi që treni nga sot do të qarkullojë në vijën Kralevë-Uzhicë.

Treni nuk do të angazhohet vetëm në një linjë të vetme, por me gjasë do të ndryshojë stacionet prej nga  niset në mënyrë që të shihet prej sa më shumë njerëzve në Serbi, shkruan Politika.

Përveç kësaj, linja Beograd – Mitrovica me gjasë do të futet si qarkullim testues por pasagjerët nuk do të transportohen me tren të pikturuar. Trenat duhet të qarkullojnë në këtë relacion deri me 26 janar, kur shteti do të vendosë definitivisht nëse ështe rentabil linja që u mbyll 20 vjet më parë.

Sipas të gjitha përllogaritjeve, siç shkruan shkruan Politika, në bazë të njohurive, futja në qarkullim e një treni nga Beogradi në Mitrovicë nuk është fitimprurës, sidomos në kohën e reformave serioze që janë duke zbatuar në “Hekurudha”, kur Qeveria mbylli 420 kilometra linja jo fitimprurëse dhe numri i të punësuarve është ulur në 3.000./GazetaExpress/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz