back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeHyseni, me urdhër të prerë ndalon hyrjen e trenit “Kosova është Serbi”

Hyseni, me urdhër të prerë ndalon hyrjen e trenit “Kosova është Serbi”

Të ngjajshme

Mot i vranët, temperatura të ulëta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot...

Turqia po shqyrton hapjen e kufijve me Armeninë, të mbyllur që nga vitet ’90

Turqia po shqyrton mundësinë e hapjes së kufijve tokësorë...

Turqia po shqyrton hapjen e kufijve me Armeninë, të mbyllur që nga vitet ’90

Turqia po shqyrton mundësinë e hapjes së kufijve tokësorë...

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka dhënë urdhër për ndalimin e trenit.

“Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet, duke përfshirë edhe ato alternative që treni të ndalohet. Ka urdhër të prerë nga unë si ministër i Punëve të Brendshme që të veprojë në pajtim me ligjin. Dhe, në pajtim me ligjin do të thotë të ndalohet hyrja e atij trenit të paligjshëm në territorin e Kosovës”, ka thënë Hyseni.

Ndërkohë, mediat serbe njoftojnë se treni me ngjyrat e flamurit të Serbisë, që sot u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës, ka ndaluar në qytetin e Rashkës në Serbi, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Mediat serbe citojnë zyrtarët serbë që po udhëtojnë me trenin se po presin paraqitjen publike të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka mbajtur një mbledhje të shërbimeve serbe të sigurisë.

Sipas njoftimeve, kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vënë nën kontroll të forcave të shtuara të Policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur mediat serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz