BallinaLajmeProtestë për lirimin e Haradinajt para Ambasadës së Francës në Shkup (FOTO+VIDEO)

Protestë për lirimin e Haradinajt para Ambasadës së Francës në Shkup (FOTO+VIDEO)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Në temperatura të ulëta, me thirrje “liri për Ramushin”, “Haradinaj i pafajshëm”, “kriminelët kërkoni në Serbi”, në organizimi të një Këshilli të përbërë nga studentë, profesorë, gazetarë dhe ish-ushtarë të UÇK-së, qytetarët e Shkupit, sot kanë protestuar përpara Ambasadës së Francës, për të shprehur revoltën ndaj arrestimit të komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, raporton Portalb.mk.

“Jemi sot këtu për të kërkuar lirimin e menjëhershëm nga autoritetet franceze të ish kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe njëherit për të dënuar këtë akt të padenjë, të padrejtë dhe fyerës”, tha anëtarja e Këshillit Organizativ, Miranda Beqiri.

Përfaqësuesi i studentëve, Egzon Zendeli, porositi që autoritetet franceze të mos bien pre e Serbisë dhe ta ekstradojnë Haradinajn, pasi që siç tha ai “do të ketë trazira”.

“Ftojmë autoritet franceze që të mos bien pre e ndikimeve që t’i prish marrëdhëniet me Kosovën dhe të mos lejojë që të bëhet ekstradimi i zotit Hardinaj, ashtu siç kishte kërkuar shteti serb. Në të kundërtën nga vet ky fakt, nënkuptojmë si inicim të trazirave të mëdha në vend por edhe më gjerë”, tha Zendeli, transmeton Portalb.

Protesta e sotme përpara Ambasadës në Shkup kundër arrestimit të Haradinajt, është e dyta me radhë, pas asaj të 6 janarit, ku dhjetëra qytetarë vullnetarisht dolën për ta shprehur revoltën e tyre me porosinë “liri për Ramushin”./Portalb/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz