back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeMinistri i jashtëm maqedonas u reagon ashpër Ramës dhe Thaçit: Po na...

Ministri i jashtëm maqedonas u reagon ashpër Ramës dhe Thaçit: Po na përziheni në punët e brendshme

Të ngjajshme

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Tërmet me magnitudë 7.4 godet Rusin, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë ka...

Sorensen del me njoftim për takimin e tij me Bislimin e Petkoviqin

Përderisa dialogu strategjik me ShBA’të u pezullua, ai në...

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Popovski, pas takimit të liderëve të partive shqiptare të këtij vendi me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin, akuzoi Tiranën dhe Prishtinën për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

“Nuk është e hijshme, por as e përshtatshme, kur kryeministri ose kryetari i shtetit fqinj drejtpërdrejt përzihen në punët e brendshme, veçmas jo në periudhë pas zbatimit të zgjedhjeve në mënyrë demokratike dhe përpara formimit të Qeverisë”, tha Poposki.

Kryediplomati maqedonas vlerëson se, një ndërhyrje e tillë dërgon sinjale të gabuara në rajon, sidomos kur bëhet pas zgjedhjeve demokratike dhe para se të formohet Qeveria e re e Maqedonisë.

“Një qasje e tillë, në një vend me tradita multikulturore, është e rrezikshme dhe shumë larg praktikës së fqinjësisë së mirë”, deklaroi Poposki.

Sipas tij, nëse të gjithë në rajon janë dakord se e ardhmja është Europa, atëherë duhet punuar së bashku për prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Ai theksoi se Maqedonia ka qenë gjithnjë e drejtë në bashkëpunimin me fqinjët dhe se do të ishte shumë mirë, nëse ata i bashkohen Shkupit, jo të vendosin mina në këtë rrugë./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz