back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKDI: Koalicioni qeverisës u tregua i paaftë për të trajtuar tema të...

KDI: Koalicioni qeverisës u tregua i paaftë për të trajtuar tema të rëndësishme për vendin

Të ngjajshme

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka vlerësuar se legjislatura e V-të e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2016 ka pasur përformancë më të dobët se në vitin 2015.

Albert Krasniqi nga KDI, gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së Kuvendit ka thënë se koalicioni qeverisë janë treguar të paaftë për të trajtuar tema të rëndësishme për vendin.

Ai ka thënë se ka pasur tendenca nga Kuvendi që të ndryjë edhe në sistemin e drejtësisë.

“Koalicioni qeverisës janë treguar të paaftë për të trajtuar tema të rëndësishme për vendin siç është ajo e Demarkacionit. Nuk kanë munguar as tendencat e legjislativit për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë siç ka qenë rasti me vendimet e Gjykatës së Apelit”, është shprehur ai.

Krasniqi i pyetur nëse kjo legjislaturë ku shumicën e parlamentare e përbëjnë PDK e LDK a duhet të shpërbehet ka thënë se kjo legjislaturë nuk mundë të diskutojë dhe të merr vendime për çështje të rëndësishëm dhe duhet gjetur një zgjidhje, por sipas tij u takon deputetëve të marrin vendim për shpërbërje të Kuvendit apo riformatim të qeverisë

Krasniqi ka thënë se gjatë vitit 2016, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 24 seanca plenare që në krahasim më vitin 2015 janë mbajtur 9 më pak.

Të gjitha statistikat tregojnë se Kuvendi ka pasur përformancë më të dobët gjatë vitit 2016 në krashi më vitin 2015”.

Bojkotimi i seancave  sipas raportit të KDI-së, ka qenë një praktikë gjatë këtij  legjislacioni ku në sesionin pranveror Kuvendin e bojkotuan paritë opozitare dhe në atë vjeshtor ata të Listës Serbe e cila u kthye pa përmbushje të kërkesave të tyre dhe të përçarë politikisht.

KDI e ka vlerësuar si praktik e keqe miratimin i ligjeve në mënyrë të përshpejtuar . Edhe këtë vit Kuvendi nuk ka arrtë të luaj rolin mbikëqyrës ndaj Qeverisë.

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka bërë më së shumti pyetje parlamentare kurse ai i LDK më së paku vetëm 8, thuhet në raportin e KDI-së.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është trajtuar vetëm në 6 seanca të Kuvendit, përderisa deputetët kanë parashtruar vetëm 10 pyetje parlamentare me ketë temë. Nga seancat parlamentare kanë dalë edhe dy Rezoluta. Nga numri i përgjithshëm i mbledhjeve të komisioneve të mbajtura këtë vit, në 7 prej tyre janë diskutuar edhe çështjet e dialogut dhe marrëveshjet e arritura mes këtyre dy shteteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz