back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeJa çfarë përmban dosja që pohon se Rusia posedon informata të fshehta...

Ja çfarë përmban dosja që pohon se Rusia posedon informata të fshehta për Trumpin

Të ngjajshme

WOW: Yildiz “shpërthen” me supergol kundër Interit (VIDEO)

Në një ndeshje plot emocione mes dy rivalëve të...

Një grup protestuesish nga Kosova nisen për Hagë

Nesër është paraparë një protestë masive në Hagë, ku...

Engjellusha nis jetesën në Zvicër, detaji që mori vëmendjen (Foto)

Këngëtarja e njohur, Engjellusha Salihu, javë më parë kurorëzoi...

Muajin e kaluar, senatori John McCain, ia dorëzoi drejtorit të FBI-së, James Comey, një dosje gjashtëmujore të hartuar nga një ish zyrtar i Shërbimit Sekret Inteligjent (MI6).

Kjo dosje përmban një seri pohimesh të jashtëzakonshme dhe nganjëherë banale që pohojnë se Rusia posedon materiale të fshehta për Donald Trump, transmeton Express.

Trump i ka quajtur pohimet “lajme të rreme dhe përndjekje”.

Pohimet e paverifikuara përfshijnë:

1. Kremlini e ka ndihmuar Trumpin për të paktën pesë vite.

2. Trumpit i ishin ofruar marrëveshje pronësore në Rusi, përfshirë zhvillime në lidhje me Kupën e Botës “Rusia 2018”

3. Shërbimi rus i sigurisë. FSB, e komprometoi Trumpin përmes aktiviteteve të tij në Moskë mjaftueshëm sa për të qenë në gjendje ta shantazhonin atë.

4. Këshilltari i Trumpit për politikë të jashtme, Carter Page, mbajti një takim të fshehtë në korrik të vitit 2016 me shefin e Rosneft, Igor Sechin, kompanisë së naftës që është në pronësi të shtetit rus.

5. Page ishte paralajmëruar nga një zyrtar tjetër, Igor Divyekin, se Moska posedonte materiale të fshehta për Trumpin.

Dosja e paverifikuar është publikuar i plotë në “BuzzFeed” dhe ka shkaktuar stuhi dhe debat politik./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz