back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeThaçi dhe kongresmeni Engel i bëjnë thirrje Francës ta kthejnë Haradinajn në...

Thaçi dhe kongresmeni Engel i bëjnë thirrje Francës ta kthejnë Haradinajn në Kosovë

Të ngjajshme

Bajrami dhe Terras flasin për rrugën evropiane të Kosovës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami,...

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar...

Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Italisë

Como është skuadra e fundit e cila është kualifikuar...

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka takuar kongresmenin amerikan, Eliot Engel në SHBA , me të cilin ka dalë në një deklaratë të përbashkët. Ja ç’shkruan Thaçi në rrjetet sociale:

“Sapo takova mikun e madh të Kosovës dhe një nga kongresmenët kryesorë amerikanë, Eliot Engel. E lëshuam këtë deklaratë të përbashkët:

Ne besojmë se abuzimi nga ana e Serbisë me sistemin e “Njoftimit të Kuq” të Interpolit që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt është skandaloz. Ne i bëjmë thirrje Francës që urgjentisht ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë në vendin e tij në Kosovë sa më parë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të mbajnë Serbinë përgjegjëse për shpërdorim të Interpolit nga ana e saj. Procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të ndalet deri në momentin kur Serbia vazhdon me obligimin e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se marrëdhëniet dypalëshe do të dëmtohen nëse Serbia nuk i kthehet rrugës konstruktive.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz