BallinaLajmeZyrtari i AAK'së thotë se Thaçi është i pabesë, idhnak dhe të...

Zyrtari i AAK’së thotë se Thaçi është i pabesë, idhnak dhe të shkelë po pati mundësi

Të ngjajshme

Këngë e re? Rita Ora krah Ava Max-it

Rita Ora dhe Ava Max janë bërë bashkë në...

Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Dy aksidente me fatalitet dhe mbi 2 mijë gjoba...

SHBA-ja godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi të enjten se...

Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtruar’ nga Epstein

Princesha e Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, tha të premten...

U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari

Ka humbur jetën në burg, 41-vjeçari që u arrestua...

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë së kësaj partie, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se institucionet janë duke u angazhuar për kthimin e kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj, në Kosovë.

Sipas Nitajt, presidenti Thaçi është “dinak e i pabesë dhe po të mund të shkel me këmbë”.

Ai ka thënë se presdenti Thaçi duhet të tregojë se pse Ramush Haradinaj është “kompleksi i tij i pashëruar”.

Statusi i plotë i Nitajt:

Hashim Thaçi VS Ramush Haradinaj

Ka vite që e njoh Hashim Thaçin. E pata takur një herë në vititn 1999 në Londër, në një vizitë “sekrete” të tij! Mbaj mend të më pat thënë “do të ishte mirë sikur BBC të mos i transmetonte deklaratat e Komandantëve të Zonave të UÇK-së, psh Ramush Haradinajn”. I habitur, i pata thënë “po ata po e bëjnë luftën, e posaçërisht Ramushi”! Biseda vazhdoj tutje, por e mbaj mend që unë pata dalë i tmerruar pa e kuptuar “ç’kishte ai njeri”!

Jo shumë kohë më vonë e pata kuptuar se çka e mundonte Hashim Thaçin.

Shokët dhe bashkëpunëtorët e tij, ata më të afërmit, thonë se ai është dinak e i pabesë, interesaxhi e idhnak, hakmarrës… dhe po mundi, tê shkel me këmbë për interesin e tij!

Në këtë logjikë e shoh deklarimin e tij pë vizitën në Amerikë, për biletat 500 dollarëshe dhe për impenjimin e tij për kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë! Mos ban hajgare Hashim! Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, se sa ti e Qeveria jote!

Behu një herë burrë e trego se pse kompleksi i yt i pashërushëm është Ramush Haradinaj!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz