Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nesër do të vizitojnë Shtërpcën, Kosovë, në Ditën e Buzmit të Krishtlindjes Ortodokse, transmeton Koha.net.
NIkoliq,siç njofton FoNet, vizitën në Shtërpcë e fillon me takimin me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës në ndërtesën e Kuvendit komunal.
Ai do të marrë pjesë në një liturgji kishtare dhe do të vizitojë ente parashkollore në këtë komunë.
Nuk dihet nëse këta zyrtarë të Serbisë kanë kërkuar ose kanë marrë leje nga institucionet e Kosovës për këtë vizitë.