back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeVuçiq kërkon që Haradinaj të ekstradohet në Serbi

Vuçiq kërkon që Haradinaj të ekstradohet në Serbi

Të ngjajshme

Agron Canolli më i votuari në Listën e PDK-së në Prishtinë, mbi 1 mijë e 100 vota

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Agron Canolli nga...

Latifi publikon pamje nga punimet në ndërtimin e rrugës Rahovec-Xërcë me katër korsi

Kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi ka publikuar pamje...

Komandanti i FSK-së priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim...

Vdekja e shtetases gjermane në Jazhnicë, operacioni i evakuimit zgjati 9 orë

Një shtetase gjermane ka humbur jetën pas një aksidenti...

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar arrestimin e Ramush Haradinajt tha se është mirë që ligji është mbi politikën.

Siç thotë ai, prokuroria ka një numër të provave dhe gjërave inkriminuese dhe nuk do të donte që “Franca si shtet serioz dhe me sundim të ligjit nuk do të veprojë në përputhje me ligjin por me qasje politike”, raporton B92.

Vuçiq tha se më pas do të shtrohej pyetja se si do të reagonte Serbia në një situatë reciproke.

I pyetur nga gazetarët se B92 nëse Serbia do të kërkojë zyrtarisht ekstradimin e Haradinajt, Vuçiq u përgjigj shkurtimisht: “Por çka tjetër do bëjë?”

“Ne kemi një njeri me aq shumë vepra që nuk mund t’i numëroni të gjitha. Askush nuk ka të drejtë të dëmtojë vendimin e zyrës së prokurorit të pavarur”, tha Vuçiq.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në Francë me një urdhër të Serbisë.

Ai kishte me vete një pasaportë diplomatike, kur u arrestua nga policia kufitare franceze në aeroportin e Bazelit. Haradinaj (48) kishte arritur në Bazel me një fluturim nga Prishtina, raportoi Reuters. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz