BallinaRegjionaleDrenasLladrovci merr urime nga delegacione të ndryshme të Kosovës

Lladrovci merr urime nga delegacione të ndryshme të Kosovës

Të ngjajshme

Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Tre vetura janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare...

Raportohet se Guardiola ka njoftuar largimin nga City

Duket se largimi i Pep Guardiolës nga Manchester City...

Shënon Amir Rrahmani, Napoli e dyfishon epërsinë ndaj Pisas

Napoli e ka dyfishuar epërsinë ndaj Pisas. Ishte qendërmrojtësi kosovar,...

Kurti premton reformë pensionale: Pensionistët do të kenë trajtim meritor

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, gjatë një...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në ditën e parë të punës për vitin 2017, në zyre ka pritur shumë mysafir për të uruar marrjen e detyrës së re si kryetar i Komunës.

Fillimisht, në zyre ka pritur kryetarin e Komunë së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ishte i shoqëruar me stafin e tij. Kryetari Gashi ka uruar homologun e tij të posazgjedhur duke i dëshiruar punë të mbarë dhe me suksese për të mirën e qytetarëve të Drenasit. Kurse kryetari Lladrovci ka falendëruar kryetarin Gashi për vizitën që i ka bërë.

Pas këtij takim, kryetari Lladrovci në zyre ka takuar edhe veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Imri Ilazi nga Ferizaj i cili ishte i shoqëruar nga Izet Ibrahimi dhe të tjerët. Ky delegacion po ashtu ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës së re të cilët edhe kanë përgëzuar për procesin zgjedhor të zhvilluar në Komunën e Drenasit, ndërsa kryetari Lladrovci ka falendëruar të pranishmit që kanë gjetur mundësinë e vizitës.

Takim urimi, kryetari Lladrovci ka pritur edhe nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ishte i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Skenderajt dhe drejtor të drejtorive komunale.

Nura po ashtu ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës së kryetarit dhe ka shtuar se bashkëpunimi ndërkomunal do të vazhdoj edhe ne të ardhmen, ndërsa kryetari Lladrovci po ashtu ka falendëruar Fadil Nuren për vizitën dhe ka thënë së bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në shkëmbimin e pervojave të mira dhe realizimin e projekteve që mund të jenë të përbashkëta. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz