BallinaBotëMinistri gjerman propozon krijimin e qendrave për deportimin e azilkërkuesve

Ministri gjerman propozon krijimin e qendrave për deportimin e azilkërkuesve

Të ngjajshme

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, ka propozuar krijimin e “qendrave federale për deportim”, për të lehtësuar procesin e depërtimit për azilkërkuesit e refuzuar.

Ky propozim vjen pas sulmit që ndodhi në Berlin në tregun e Krishtlindjeve gjatë muajit të kaluar.

Qeveria gjermane ka premtuar se do të shqyrtojë nëse është e nevojshme që të ndryshojë ligjet që kanë të bëjnë me refuzimet për azilkërkuesit pas 19 dhjetorit kur në Berlin humbën jetën 12 persona, për çka i dyshuar është tuniziani që më herët ka kërkuar azil në Gjermani.

De Maiziere, duke folur për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” theksoi se nevojitet bashkëpunim më i mirë mes qeverive të shteteve federale gjermane dhe shtoi se qendrat për deportim të azil kërkuesve të refuzuar është më mirë të ndërtohen në afërsi të aeroporteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz