BallinaBotëAutoritetet izraelite marrin në pyetje Netanyahun pas akuzave për korrupsion

Autoritetet izraelite marrin në pyetje Netanyahun pas akuzave për korrupsion

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë S.N., po kërkohej nga INTERPOL-i për grabitje

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Trump: Lufta në Iran është fituar, nuk do të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka...

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grabitje dhë shmangie të drejtësisë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Autoritetet kanë marrë në pyetje kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për tre orë resht, lidhur me akuzat se ai ka pranuar dhurata të shtrenjta nga dy biznesmenë, konfirmuan dje në mbrëmje zyrtarët e policisë.

“Njësia kombëtare e policisë mori në pyetje kryeministrin izraelit,  Benjamin Netanjahu, lidhur me dyshimet se ka pranuar të mira materiale të shtrenjta”, sipas një deklarate të policisë.

“Ai u pyet për tre orë në rezidencën e tij. Në këtë fazë nuk ka detaje të mëtejshme për të dhënë”, thuhet më tej në deklaratë.

Prokurori i përgjithshëm izraelit, Avichai Mandelblit konfirmoi ndërkohë dhjetëra persona të marrë në pyetje në Izrael dhe jashtë vendit si pjesë e hetimeve të fundit.

Ministria e Drejtësisë ka publikuar një deklaratë që konfirmon se ka nisur një hetim.

Deri më tani, prokuroria nuk ka konfirmuar raportet e medias lidhur me një hetim të vazhdueshëm.

Kryeministri hodhi poshtë akuzat të dielën në një deklaratë.

Policia izraelite ka hetuar më parë kryeministrin lidhur me parregullsi financiare. /ata/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz