back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit ka një apel për qytetarët

Komuna e Drenasit ka një apel për qytetarët

Të ngjajshme

 

Komuna e Drenasit nëpërmjet Drejtorisë për Inspeksion konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit ka intensifikuar inspektimin e afatit të produkteve ushqimore për shkak të festave të fundëvitit.

Me ç’rast është  bërë kontrollë sanitare rreth artikujve ushqimorë në të gjitha lokalet afariste ushqimore-sidomos Marketet në Komunen e Drenasit dhe në këtë rast është bërë edhe largimi dhe asgjësimi i artikujve ushqimorë me afat të skaduar si dhe mbyllja e përkohshme e një marketi.

Ndërkaq gjatë këtyre inspektimeve shuma e artikujve të asgjësuar është në vlerë prej 205,60  €.

Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontrollë kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë do të merren masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosoves në fuqi, me nr. 2003/22 .

Kërkojmë nga qytetarët e Komunes së Drenasit se në rast të hasjes në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmrojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit.

Displaying Asgjesimi i mallit.jpg

Displaying mbyllja e lokalit.jpg

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz