BallinaRegjionaleDrenasMehani i KV Drenasit pati të drejtë: Ministria e Sportit ‘rrëzon’ kryetarin...

Mehani i KV Drenasit pati të drejtë: Ministria e Sportit ‘rrëzon’ kryetarin e FVK-së, Abedin Ibrahimin

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Abedin Ibrahimi është zgjedhur kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës me 3 dhjetor 2016 si dhe janë zgjedhur edhe strukturat udhëheqëse të FVK-së, shkruan Infokusi.com.

Por, të gjitha këto janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme ku është shkelur statuti dhe Kuvendi duhet të rikthehet në pikën zero.

Ky është vlerësimi i Bislim Bislimit, udhëheqës i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit në Departamentin Ligjor dhe Mehdi Uka, zyrtar ligjor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të dy, kanë bërë interpretimin e tyre pas kërkesës që kanë marr nga disa delegatë të Kuvendit të FVK-së, kërkesë që është nisur nga Abedin Mehani, kryetar i klubit të Drenasit.

Kështu, interpretimi i është dërguar sekretarit të MKRS-së, Veton Firzit dhe drejtorit të Departamentit Ligjor, Feim Hoxhës nga të cilët duhet të nënshkruhet.

Po ashtu, këtë interpretim e ka marrë edhe ministri, Kujtim Shala, shkruan Infokusi.com.

Zyrtarët që e kanë bërë interpretimin kanë dhënë edhe katër rekomandime që duhet të respektohet shumë shpejt nga Departamenti i Sportit, i cili duhet ta obligoi Federatën e volejbollit që ta thërret sa më shpejt Kuvendin Zgjedhor.

Infokusi.com e ka siguruar interpretimin e plotë të cilin mund ta shiheni në fotografitë e mëposhtme./Infokusi.com/

1

2

3

4

5

6

7

8

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz