back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportEdhe një sportist kundër komunës së Skenderajt

Edhe një sportist kundër komunës së Skenderajt

Të ngjajshme

Kajtazi i ashpër me VV-në: Janë antishqiptar, urgjencë kombëtare të largohen

Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri në...

AARC: S’ka sovranitet të Kosovës pa SHBA – të veprohet me urgjencë

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka shprehur “shqetësimin më...
Trajneri i KV Drenica, Arbon Osmani, nuk është ndarë fare i kënaqur me mënyrën e zgjedhjes së sportistit të vitit në Skenderaj, madje ai thotë se Drejtoria për Kulturë, Sport dhe Rini në Skenderaj është duke shkuar drejt fundosjes

Osmani, duke folur për sportali.net, ka thënë më pas se individë të ndryshëm në DKRS janë duke bërë pazare.

Ja deklarata e Osmanit, dhënë portalit sportali.net:

“Me të vërtetë ndjehemi të indinjuar me këto ngjarje që jane duke ndodhur në komunën tonë në Skenderaj. Jemi dëshmitarë të gjallë se çdo ditë e më shumë është duke rënë vlera e sportit. Jemi duke vërejtë se çdo ditë e më shumë DKRS është duke shkuar drejt fundosjes dhe keqmenaxhimit të kësaj drejtorie, po mundohem të flas nga një pozicion prej të cilit unë shoh vetëm realitet. Personalisht ndjehem i habitur me individët që janë kompetentë që t’i hërbejnë dhe t’i trajtojnë klubet e qytetit, ashtu siç e meritojnë dhe të mos bëjnë pazare, spse aty i kemi vendosur ne populli, që të jenë në shërbimin tonë, e jo ne të jemi të viktimizuar nga ta, duke ditur në çfarë rrethana funksionojmë në këtë Kosovë të mjerë.
Sot në qytetin tonë ndodh edhe kjo: të gjithë sportistët dhe të gjitha sportistet dhe klubet DKRS i shpërblen me dekorata, mirënjohje, e besa edhe me fjalë miradie disa individë të caktuar. E gjithë kjo nuk më habit sepse kësi avaze janë duke ndodhur që një kohë të gjatë, por më habit fakti si është e mundur që t’ju shpëtojë apo t’ju ikën nga mendja që të mos ftohet që të shpërblehet të paktën me një mirënjohje një ekip, i cili ka trofe dhe është i paprekshëm, sa i përket rezultateve në sportin e Skenderajt. E them me bindje të plotë që po të bëhen të gjitha sportet në qytetin e Skenderaj t’i bëjnë bashkë trofetë që ia kanë sjellë këtij qyteti, nuk bëjnë aq sa i ka sjellë klubi ynë i vetëm, e sot Komuna e Skenderajt nuk ka qenë në gjendje që, të paktën, ta shpërblejë një mund edhe një sakrificë të disa sportistëve të shkëlqyer dhe shembull në sportin e volejbollit”.
Në fund Osmani shtoi se, skuadra që e drejton ai, ka marrë shumë lavdata nga CEV-i, pjesë e së cilës ka qenë në edicionet e fundit”, tha Osmani. /Sportali.net

‘'Shpërthen’' Arbon Osmani

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz