Cilësia e ajrit në Prishtinë gjatë të martës dhe të mërkurës (sot), është përmirësuar dhe është brenda vlerave normale të lejuara 50ug/m3.hen./
Sipas matjeve që ka bërë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të martën vlera mesatare ka qenë 45.3µg/m3, ndërsa edhe në orët e paradites të së mërkurës, vlerat e cilësisë së ajrit sipas matjes nga ambasada amerikane në orën 10:00, ka qenë 30ug/ m3.
“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa me date 27.12.2016 vlera mesatare ditore ka qen 45.3µg/m3, e cila është brenda vlerave standarde te lejuara”

“Edhe sot deri sa po raportojmë përqendrimi i PM10 është brenda vlerave te lejuara”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, përcjell lajmi.net.
Ndërsa përqendrimet me ndotësin PM2.5 kanë arrite vlerën maksimale e mesatares ditore deri ne 40.1µg/m3 .
Kjo gjendje, sipas IHMK-së ka ardhur si rezultat i kushteve të përshtatshme për shpërndarjen dhe depozitimin e lenget (permes reshjeve) të ndotësve qe emito