BallinaLajmeSkenderaj komuna më e qetë në Kosovë

Skenderaj komuna më e qetë në Kosovë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

 

Kështu është vlerësuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Skenderajt.

Në këtë mbledhje, të fundit për vitin 2016, KKSB ka diskutuar për disa çështje që kanë të bëjnë më situatën e sigurisë në komunë, funksionimin e KLSP-ve dhe EVSB-ve, përgatitjet për sezonin dimëror dhe për mast parandaluese për mënyrën e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Në hapje të takimit Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, është shprehur i kënaqur për aspektet e sigurisë së përgjithshme në komunë, duke përmendur si shqetësues rritjen e numrit të aksidentev në komunikacion. Më këtë rast z. Nura ka përmendur bashkëpunimin e mirë në mes të institucioneve lokale dhe Policisë së Kosovës.

Zëvendëskomandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, toger Agim Idrizi, ka thënë se situata e përgjithshme e sigurisë në Skenderaj është e mirë, duke theksuar se Skenderaj vazhdon të mbetet komuna më e qetë në Kosovë. Toger Idrizi e ka theksuar si shqetësues faktin se në përiudhën 11 mujore të këtij viti krahasuar me të njejtën përiudhë të vitit të kaluar ka pasur rritje të numrit të aksidenteve në komunikacion. Ai po ashtu ka prezentuar shifrat e veprave penale të cilat janë më të ulëta se në përiudhën e njejtë të vitit të kaluar për 16.8 %. Ndërsa sipas të dhënave zyrtare është rritur numri i kundërvajtjeve për 13.2 %, që rrjedhimisht ka rritur edhe numrin e tiketave të shqiptuar për 20 %.

KKSB në këtë takim ka diskutuar edhe për funksionimin e trupave të tjerë të sigurisë siç jane KLSP-të dhe EVSB-të, ku u kërkua aktivitet më i madh në rritjen e efikasitetit të punës së tyre.

Ndërsa sa i përket përgatitjeve për sezonin dimëror dhe mirëmbajtjen e rrugëve, Nënkryetari Nura ka theksuar se Komuna e Skenderajt ka bërë përgatitjet e nevojshme për mirëmbajtje dimërore të rrugëve, duke shpresuar edhe në ndihmën e qytetarëve dhe policisë në këtë drejtim.

Sa i përket masave parandaluese për mjetet piroteknike u konstatua se këtë vit deri më tani dukuria e përdiorimit të mjeteve piroteknike nuk ka qenë shumë e shprehur, përkatësisht qytetarët kanë përdorur shumë më pak mjete të tilla se sa viteve të kaluara. Anëtarët e KKSB-së u informuan me një fushatë vetëdijësim që ka ndërnarrë Qendra Rinore Publike në bashkëpunim me DKRS-në në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rrezikun e përdorimit të pakontrolluar të mjeteve piroteknike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz