back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleMbi 50 të rinj të Vushtrrisë i bashkohen Aleancës Kosova e Re

Mbi 50 të rinj të Vushtrrisë i bashkohen Aleancës Kosova e Re

Të ngjajshme

Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

10 albumet më të mira të vitit 2025, sipas Rolling Stone

Bota e muzikës bëri lëvizje të papritura gjatë këtij...

Bedri Hamza prezanton për deputet ish-ministrin

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, do të...

Siç duket viti 2016 po mbaron suksesshëm për AKR-në në Vushtrri. Kjo u dëshmua edhe sot, ku mbi 50 të rinj të Vushtrrisë u pajisen me libreza të AKR-së dhe fuqizuan edhe më tej prezencen e tyre ne AKR, ka njoftuar Dega e AKR-së në Vushtrri të dielën.

Vullneti i tyre sa vjen e shtohet çdo ditë. Si duket e kanë shikuar mundësinë e mirë që ju ofron kjo parti.Nga takimi i mbajtur u bashkëbisedua edhe me rininë që ishin prezent, ku ca prej tyre theksuan se arsyeja për të qenë pjesë e AKR-së vie pikërisht nga motivi i marrë nga puna e Degës së AKR-s, Presidenti Pacolli që bashkëndien qeverisjen jo të mirë të vendit, brengat që kemi si rini dhe programi alternativë i kësaj partie, thuhet në njoftimin e AKR-së në Vushtrri.

Me këtë rast kordinatori i Degës së AKR-s për Vushtrri, Nasuf Aliu i përshendeti të gjithë me një fjalë rasti, ku shprehet mjaft i lumtur kur është i rrethuar nga një rini përplot vullnet, ide, motiv për punë dhe të gatshëm për ndryshime.

“Ajo çka mund të them është se ju e keni ne duart e juaja sot Vushtrrinë dhe ju jeni ata që do të zgjedhni të bashkëjetoni me këtë gjendje apo dëshironi diçka të re. Unë sot, shoh shumë të rinj që kanë entuziazëm për arritje vlerash”, tha ndër të tjera kordinatori i degës Nasuf Aliu.

Fjalime rasti mbajten edhe kryetarja e Forumit Rinor të AKR-së në Vushtrri Mergime Berisha e cila i përshëndeti të gjithë dhe ju uroj mirëseardhje të gjithë të pranishmëve edhe në emer të Forumit Rinor. Ajo po ashtu i prezentoj pikat e planit te aktiviteteve me të cilat do të punojnë rinia e AKR-së në Vushtrri. Aktiviteti i fundit i Forumit Rinor për vitin 2016 mbaroi sot, por këtu nuk mbaron puna jonë, këtu fillon mbarësia e punës që do t’i paraprijë vitit 2017, përfundon njoftimi i Degës së AKR-së në Vushtrri.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz