back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeSllobodan Petroviq ftohet nga Trump në Lutjet e Mëngjesit

Sllobodan Petroviq ftohet nga Trump në Lutjet e Mëngjesit

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës Sllobodan Petroviq ka marrë ftesë që në fillim të shkurtit të marrë pjesë në Mëngjesin tradicional të lutjes me presidentin amerikan Donald Trump.

“Kjo ftesë ka domethënie të madhe për mua. Ky është një rast ideal që ta njoftoj presidentin e posazgjedhur Trump dhe administratën e tij. Si dhe vitet e kaluara, kjo është gjithmonë një rast i mirë për t’u bërë shumë në Uashington. Edhe më parë jam përpjekur që në takimet me zyrtarët më të lartë amerikanë t’i parashtroj problemet e komunitetit serb në Kosovë, gjë që do ta bëj edhe kësaj radhe”, ka deklaruar Petroviqi.

Kjo është hera e nëntë që Petroviqi ftohet në mëngjesin tradicional me presidentin amerikan, që çdo vit mbahet të enjten e parë të muajit shkurt, shkruan Gazeta Express.

Sipas Pertroviqit, ftesa e Trumpit “politikisht është një sinjal i rëndësishëm kur edhe administrata e re amerikane vendos që t’i ftojë serbët në një ngjarje aq të rëndësishme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz