BallinaLajmePartia e Drejtësisë mirëpret shtyrjen e premiumeve për sigurimet shëndetësore

Partia e Drejtësisë mirëpret shtyrjen e premiumeve për sigurimet shëndetësore

Të ngjajshme

Ibrahimi: Ministri Krasniqi s’ka të drejtë të përzihet në punët e Asociacionit të Komunave

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Personi i afërm me Vjosa Osmanin: VV-ja synon devijojë marrëdhëniet me SHBA-në

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj ka thënë...

Lama: Në arenën ndërkombëtare, Kosova po shihet si shtet jofunksional

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka deklaruar...

Partia e Drejtësisë mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e mbledhjes së premiumeve të sigurimeve shëndetësore, duke e vlerësuar si veprim të përgjegjshëm dhe të domosdoshëm marr parasysh vonesat e jashtëzakonshme në përmbushjen e parakushteve ligjore për zbatimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

PD vlerëson se periudha e ardhshme gjashtëmujore paraqet afat të mjaftueshëm kohor për Ministrinë e Shëndetësisë që të sigurojë fillimin e suksesshëm të reformës me të rëndësishme të financimit të shëndetësisë Kosovare.

Partia e Drejtësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që me përkushtimin dhe shkallën më të lartë të përgjegjësisë të udhëheqë këtë proces si dhe të sigurojë zbatimin gjithëpërfshirës të reformës shëndetësore, e cila po shënon vonesa të palejueshme me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe autoritetin publik të punëtorëve shëndetësorë dhe institucioneve shëndetësore të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz