back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeDrenori i kundërpërgjigjet Lladrovcit për padinë e paralajmëruar

Drenori i kundërpërgjigjet Lladrovcit për padinë e paralajmëruar

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Deputeti i pavarur, Xhavit Drenori nuk i frikësohet aspak padisë që ka paralajmëruar kryetari i sapozgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për të dhe babanë e tij.

Në një prononcim për Indeksonline, Drenori thotë se e mirëpret këtë padi, pasi në këtë mënyrë do dalin shumë gjëra në shesh.

“Kjo nuk është kurrfarë telashe. E mirëpres. Bile edhe më mirë se në këtë mënyrë do dalin në shesh edhe gjëra të tjera. Prokurorët do të hulumtojnë dhe do e vërtetojnë atë që kam thënë”, ka shtuar Drenori

Gjithashtu ai ka reaguar edhe ndaj deklaratës së Lladrovcit ku thotë se Drenori nuk ka folur për vite të tëra me babnë e tij. Ai thotë se këto janë shpifje të vet Lladrovcit, pasi me anë të kësaj ai po mundohet të mbulojë diçka që është  shumë më e madhe.

“Absolutisht nuk qëndrojnë. Unë me familjen time jam shumë ok, dhe jam shumë i lumtur. Është kaq e ulët të merret me gjëra familjare, por nuk ka ku të kapet realisht. Ai po mundohet ta mbulojë diçka që do të dal në shesh. Ai ka pasuri jashtëzakonisht të madhe dhe nuk ka mbulesë askund, prej parave të mbledhura nga fondi i luftës “Vendlindja Thërret”. Aty e ka ai hallin dhe tani po mundohet të hedh topin dika tjetër”, ka thënë Drenori.

Lladrovci më herët ka paralajmëruar se do të padis Drenorin së bashku me babanë, pasi, sipas tij, janë këta dy të fundit që kanë shpifur kur kanë thënë se ka bajtur para me thasë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz