BallinaBujqësiNdahen mbi 260 mijë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Ndahen mbi 260 mijë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Të ngjajshme

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë...

Kosova është zhytë në një primitivizëm të thellë politik

Shkruan: Ndue Ukaj Kosova është zhytë në një primitivizëm të...

Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill...

Sevilla në telashe, lot pas humbjes ndaj Osasunas

Skuadra e Sevillas ka pësuar humbje të rëndë ndaj...

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për kompensimin e pjesshëm të dëmeve natyrore të shkaktuara në bujqësi gjatë këtij viti.

Vendimi parasheh kompensim prej 25 % nga vlera totale e dëmeve, bazuar në raportet e vlerësimeve të dërguara nga komunat përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë. Në total janë ndarë 263 mijë e 701 euro për kompensim të fermerëve në 21 komuna të Kosovës që kanë raportuar dëme gjatë vitit. Sipas vendimit të Qeverisë, mjetet do të transferohen nga buxheti i MBPZHR-së tek komunat, të cilat do t’ua shpërndajnë mjetet ekonomive bujqësore që kanë pësuar dëme.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që Qeveria e Kosovës kompenson dëmet në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore, si vërshimet dhe erërat e forta. Më herët është ndarë një buxhet prej rreth 160 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara gjatë muajit janar dhe shkurt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz