back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLimaj takon Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha

Limaj takon Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha

Të ngjajshme

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Kryetari i NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, z. Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha.

Kryetari i NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj, Ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha, i ka uruar suksese në detyrën e re.

Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, e po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.

Kryetari i NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj, Ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha, i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Malit të Zi në proceset shtetndërtuese të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryetari Limaj tha se edhe në të kaluarën, Kosova dhe Mali i Zi e kanë mbështetur njëra-tjetrën, dhe kjo mbështetje po vazhdon edhe tani, kur Kosova është në rrugën e saj të integrimeve europiane, dhe Mali i Zi drejt anëtarësimit në NATO.

Në këtë takim u diskutua edhe për ecurinë e NISMA për Kosovën, që nga themelimi e deri në ditët e sotme.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha, tha se e çmoj angazhimin e NISMA’s në skenën politike të Kosovës, orientimin e saj pro-perëndimor, dhe uroj që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha, tha se Mali i Zi është i përkushtuar maksimalisht që ta mbështes Kosovën në rrugëtimin e saj europian.

Në fund, Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Nismën si parti politike e re në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz