BallinaLajmeGratë në Kosovë preferojnë të lindin me operacion

Gratë në Kosovë preferojnë të lindin me operacion

Të ngjajshme

Në “Emirates” luftohet për finale, këto janë formacionet

Sonte përcaktohet finalisti i parë i finales së Ligës...

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli,...

Organizata Botërore e Shëndetësisë preferon që një maternitet të mos kryejë më shumë se 15 për qind të lindjeve me metodën cezariane (përmes operacionit), kurse në Kosovë, shkalla e lindjeve me operacion ka arritur në 30 për qind. Peja që prin në listën e spitaleve me këtë statistikë të lartë, gjatë këtij viti ka marrë masa që të ulë drastikisht lindjet me operacion.

Brenda sallës së lindjeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si një nga maternitetet më të mëdha në Kosovë, nuk ndodh kurrë që brenda një ore të mos lindë një fëmijë.

Sado që kjo duket jo gjithherë e zakonshme për prindërit dhe familjet që u vijnë fëmijë në jetë, procesi i lindjeve është edhe një rutinë për stafin gjinekologjik të QKUK-së.

Në sallën e lindjeve në QKUK, stafi i mesëm tashmë kryesisht janë me fakultet të mbaruar. Nëpër duart e këtyre mamive që bashkë me mjekët asistojnë në lindje kalojnë me qindra lindje brenda një viti.

Një mami del në korridor dhe ia jep lajmin e mirë një bashkëshorti që qëndronte në stres derisa ishte në pritje të merrte lajmin se gjithçka përfundoi mirë dhe se bashkëshortja e tij lindi beben e gjinisë femër. “U kry. Mirë janë edhe beba edhe gruaja. Beba ngjan shumë me ty…”, i thotë në të qeshur kjo mami burrit shtatmesëm nga Prishtina. Ajo i rekomandon të qëndrojë aty pasi pas një kohe do ta nxirrnin gruan dhe beben nga salla për ta dërguar në dhomat e lehonave. “Atëherë e sheh edhe vajzën…”, shprehet infermierja. /zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz