back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNisin incidentet para zgjedhjeve, arrestohet një person në Drenas (Video)

Nisin incidentet para zgjedhjeve, arrestohet një person në Drenas (Video)

Të ngjajshme

Bedri Hamza prezanton për deputet ish-ministrin

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, do të...

ASK: Çmimet e pronave banesore u rritën me 4.2 % krahasuar me vitin 2024

4.2 për qind shtrenjtim të çmimit kanë pësuar banesat...

Goditje për Real Madridin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Trent Alexander-Arnold do të mungojë për rreth dy muaj...

Nisma për Kosovën ka reaguar ndaj PDK-së, pasi sipas saj, kjo parti ka nisur të shtrojë rrugën në fshatin Negroc të Drenasit pa asnjë procedurë për qëllime manipulimi në zgjedhjet e nesërme.

Për Nismën, kjo gjë po bëhet pikërisht në kohën e zgjedhjeve, andaj e konsiderojnë si manipulim dhe blerje e vullnetit qytetar.

Në një reagim të publikuar në faqen  tyre në Facebook, Nisma ka publikuar edhe një video ku shihet teksa policia e arreston një person. Ai tenton t’i rezistojë policisë, dhe kështu zyrtarët policorë e kapin atë për krahësh, derisa personi nis të bërtasë.

Sipas Nismës, arrestimi i tij është bërë vetëm për shkak se e ka kundërshtuar shtrimin e rrugës.

Lexoni reagimin e plotë të Nismës, kurse më poshtë mund të shihni edhe videon:

Luftë speciale dhe humbje e arsyes së pushtetit (video)

Sot në fshatin Negroc të Drenasit, siç din zakonisht të veproj pushteti aktual, ku prezenca e tij vërehet vetëm gjatë ditëve të zgjedhjeve, filluan shtrimin e disa rrugëve nëpër lagje pa asnjë procedurë dhe këtë e konsiderojmë tentim shantazhi, manipulim dhe lloj blerjeje e vullnetit qytetar.

Në videon e bashkangjitur, shihet se si në këtë situatë janë involvuar edhe Policia, e cila arrestoi një qytetar vetëm pse kundërshtoi shtrimin e rrugës sipas preferencave politike, i cili në përpjekje e sipër lëndoi këmbën nga makineria e rëndë dhe u dërgua me ndihmë të shpejtë në urgjencë në Prishtinë.

Shtrimi i rrugëve dhe çdo projekt tjetër, dihet se me procedura të rregullta nuk mund të ekzekutohen në kulmin e zgjedhjeve dhe konsiderohet si e pandershme dhe ndërhyrje në proces, aq më pak kur këto bëhen me mjete të dyshimta dhe jo të parapara me buxhetin e komunës, mjete të cilat me siguri punëkryersit pretendojnë t’i marrin në të ardhmen, duke dëmtuar buxhetin e vitit të ardhshëm, siç është bërë edhe më herët me shtrimin e rrugës lokale në Negroc.

Raste të tilla të keqpërdorimit të pushtetit aktual, vërehen anekënd lagjeve dhe fshatrave të Drenasit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz