BallinaLajmeVeseli në Malishevë zbulon bustin e heroit Habib Zogaj

Veseli në Malishevë zbulon bustin e heroit Habib Zogaj

Të ngjajshme

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar 92% të raketave balistike të Iranit

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar shumicën e mbi...

Parandalohet futja e substancave narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth...

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në përurimin e bustit të heroit Habib Zogaj “Arbri” në Malishevë.

Para qindra të pranishmëve në palestrën e qytetit të Malishevës që mbanë emrin e heroit Habib Zogaj, kryeparlamentari Veseli tha se falë veprës sublime të dëshmorëve të kombit, Kosova sot frymon lirshëm dhe po ndërtohet e zhvillohet si shtet i pavarur dhe sovran.

“Malisheva dhe gjithë Kosova është krenare për djemtë e tillë. Është krenare që ti mbajë bustet dhe shtatoret e ture anekënd Kosovës, në çdo lokalitet, para çdo shkolle, para çdo salle sepse në kë mënyrë ne e nderojmë veten dhe kujtojmë atë që është më e shenjta – lirinë tonë”, tha kryeparlamentari Veseli.

Pas ceremonisë së organizuar në palestrën e sporteve, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga nëna e heroit dhe familjarët e tij, zbuluan bustin dhe vendosën lule pranë tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz