Sulmuesi brazilian, Neymar, nuk ka dëshirë ta ndryshoj treshen sulmuese të Barcelonës, edhe në qoftë se ai do të kishte mundësi të zgjidhte lojtarët e Real Madridit.
I pyetur nga CNN, nëse ai do të merrte ndonjë lojtar nga Reali, Neymar ka preferuar bashkëlojtarin e tij te Brazili, Marcelon.
“Unë do të marr Marcelo.”
“Pse? Sepse ai është miku im! Jo edhe Cristiano? Jo, unë do të marr Marcelo,” ka thënë Neymar./Drenicapress.info/