BallinaLajmeKQZ akreditoi vëzhguesit për balotazhin e Drenasit

KQZ akreditoi vëzhguesit për balotazhin e Drenasit

Të ngjajshme

Vlora Çitaku kujton ndërhyrjen e NATO-s: Përjetësisht mirënjohës për lirinë e Kosovës

Vlora Çitaku ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës...

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi paraqiti para anëtarëve një raport lidhur me ecurinë e përgatitjes së Raundit të Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas (Gllogoc) që do të mbahen më 18 dhjetor. Ai bëri të ditur se përgatitjet janë duke vijuar sipas planifikimeve të parapara me Planin Operacional.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për akreditimin e vëzhguesve shtesë dhe të rinj që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në këtë komunë. Sipas Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim janë procesuar aplikacionet  e 1 ambasade; 1 përfaqësie të institucionit ndërkombëtar; 1 organizate joqeveritare ndërkombëtare; 1 organizate joqeveritare vendore dhe 3 media – me gjithsejtë 52 vëzhgues.

Në fund të mbledhjes, KQZ-ja miratoi Planin Operacional dhe të Konferencave për Ditën e Zgjedhjeve (18 dhjetor) të Raundit të Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas (Gllogoc). Gjithashtu, KQZ bëri të ditur se gjatë kohës së caktuar për votim do të sigurohet linjë e veçantë pa pagesë për informimin e votuesve: 0800 55 555.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz