back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMustafa: Kosova do të rris përkrahjen për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Mustafa: Kosova do të rris përkrahjen për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Gjilan, ka zhvilluar një drekë pune me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përkatësisht me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi,  kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu dhe kryetaren e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri Haki Demolli dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u bisedua gjerësisht për koordinimin, bashkëpunimin e gjithanshëm me liderët politikë, si dhe me përkrahjen e Republikës së Kosovës për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e veçantë për zgjerimin e shumanshëm të bashkëpunimit, duke ofruar mbështetje konkrete për qytetarët që jetojnë në tri komunat.

Kryeministri Mustafa shprehu shqetësimin që qytetarët shqiptarë atje ballafaqohen me forma të diskriminimit dhe vështirësi të krijuara si pasojë e politikave të nivelit qendror në Serbi, duke shprehur përkujdesjen maksimale të Kosovës në këtë aspekt.

Përfaqësuesit e lartë politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e njoftuan kryeministrin Mustafa për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen.

Duke folur për zhvillimet e ndryshme në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, përfaqësuesit shqiptarë kërkuan përkrahje të mëtejme të Kosovës në avancimin e proceseve si dhe tejkalimin e pengesave me të cilat ballafaqohen si pasojë e politikave jo të drejta nga niveli qendror në Beograd.

Gjatë takimit, u fol edhe për fusha konkrete të fuqizimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes së Kosovës për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

U bisedua po ashtu për mundësitë e përkrahjes së Kosovës në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës, arsimit, e shumë fusha të tjera.

Të Fundit

Sport

ShowBiz