Në prani të një numri të qytetarëve dhe kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, kryesuesit të Kuvendit të Komunës, drejtorit të Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka deh drejtorëve e zyrtarëve tjerë komunal, në Zhabar është përurua rruga e asfaltuar, në një gjatësi prej mbi 1.800 metra.
Kryetari Bahtiri ju tha qytetarëve të tubuar se ashtu siç u ka thënë në fillim, rruga ka përfundua brenda afatit të paraparë me kontratë dhe se punimet po shihen që janë bërë në mënyrë cilësore.
“Ky vit në komunën e Mitrovicës ka qenë mjaft i suksesshëm sa i përket asfaltimit të rrugëve, kubëzimit dhe meremetimit të tyre. Janë rregulluar dhjetëra rrugë, për të cilat ishte premtuar se do të rregullohen. Kemi arrit të rregullojmë rrugë më shumë se që kishim planifikuar, falë çmimeve të volitshme që i kemi kontraktuar me operatorë, gjë që na ka mundësuar që të asfaltojmë dhe meremtojmë më shumë rrugë dhe të rregullojmë edhe infrastrukturë tjetër”, tha ai ndër të tjera.
Kryetari Bahtiri tha se ndjehet shumë i gëzuar sot që po i sheh banorët të gëzuar e të buzëqeshur për asfaltimin e rrugës, me çka jeta e tyre është bërë më cilësore, duke shtuar se komuna do të vazhdojë kështu t’i gëzojë edhe qytetarët tjerë në vendbanime të tjera, duke ua rregulluar rrugët dhe infrastrukturën tjetër të nevojshme për jetë normale.
Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka, tha se është bërë një punë e mirë dhe se këtë e kanë pritur me gëzim edhe banorët, tek të cilët ndihma e pushtetit lokal deri tash nuk kishte arritur.
Ai bëri të ditur se rruga ka një gjatësi prej mbi 1.800 metra, gjerësi prej 5 metrash dhe trashësi të asfaltit prej 12 centimetrash, ndërsa që projekti, duke përfshi këtu edhe rregullimin e trotuarit dhe kanalizimin fekal e atë atmosferik, në gjatësi prej tre kilometra, ka kushtuar 287.892 euro, mjete këto të siguruara nga MAPL dhe komuna e Mitrovicës.
Përfaqësuesi i lagjes, Gani Rama, pasi falënderoi shumë kryetarin Bahtiri, tha se për banorët e këtushëm është kjo një ditë gëzimi që ua kthen besimin tek pushteti lokal që më parë i kishte harruar.
Ndërsa, imami Mulla Asllan Murati, u shpreh mirënjohës për punën e drejtuesve të komunës me në krye Agim Bahtirin, kryetar, duke thënë njëkohësisht se rruga e asfaltuar, ka një histori 400 vjeçare të shfrytëzimit nga qytetarët, andaj edhe ka një rëndësi të veçantë asfaltimi i saj, që përveç të tjerave do të ndikoj në përmirësimin e jetës së banorëve.