back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPse Drenasi shkoi në balotazh? (Video)

Pse Drenasi shkoi në balotazh? (Video)

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale-Prishtinë (IHAS-P), i cili ka monitoruar gjatë gjithë kohës fushatën zgjedhore dhe procesin e votimit në Komunën e Drenasit, ka dhënë detaje për balotazhin në Drenas dhe për nivelin e mbështetjes që kanë pasur dhe kanë kandidatët në garë për kryetar të Drenasit.

Arian Janova thotë se Drenasi ka shkuar në balotazh, shkaku i mos punës së ish-kryetarit Nexhat Demaku dhe qeverisjes së gjatë dhe të pandryshueshme në këtë Komunë. Po ashtu, sipas tij, në këtë ka ndikuar edhe kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovcit, që qytetarët të mos e pranojnë dikë që nuk komunikon me ta.

“Qytetarët nuk kanë qenë të kënaqur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe kryetarin Nexhat Demaku. Si rezultat i mos punës së kryetarit Demaku, qytetarët kanë dashtë ta ndëshkojnë qeverisjen lokale të PDK-së. “, ka thënë ai.

Sipas tij, në Drenas ka pasur një thyerje të mitit se në Drenicë duhet të qeverisë vetëm PDK-ja.

“Qytetarët e kanë vlerësuar Isa Xhemajlajn si kandidat që është më premtues për qytetarët e Drenasit. Kuptohet, ka qenë ndikimi i Jakup Krasniqit në Drenicë që e ka mbështet atë. Pastaj, Xhavit Drenori e ka thyer atë mitin që në Drenicë nuk mund të ketë kandidat të pavarur, kandidatë të cilët kanë sukses. Te Ilmi Thaçi kemi hasur përkrahës materialistë”, tha Janova.

Sipas hulumtimit të kryer nga IHAS-P, kandidati nga Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj del të jetë më i pëlqyeri për banorët e Drenasit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz