back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVeteranët marrin pagat e tyre sot në ora 12

Veteranët marrin pagat e tyre sot në ora 12

Të ngjajshme

FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë

Forca e Sigurisë së Kosovës sipas platformës prestigjioze online,...

“Qajte se të la”, Alba përplaset me Dolcen për Limin

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe...

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Dje ishte paralajmëruar se para orës 17 do të dilnin pagat për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por një gjë e tillë nuk u bë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i cili kishte paralajmëruar se do të shkonte në bankë për të tërhequr pagën, pret që atë ta marr sot në mesditë, shkruan Indeksonline.

Gucati ka thënë në një prononcim për Indeksonline se për shkak të disa vonesave, veteranët do të marrin sot pagat e paralajmëruara për dje.

“Është e vërtet që paratë kanë dal dhe unë do të shkoj ta marr i pari pagën. Tani e kam ndërmend të dal në qytet në ora 12 dhe të shkoj ta marr pagën time, sepse paratë janë lëshuar nga ministria, unë kam qenë prezent aty por problemi është te Banka Qendrore e cila ende nuk i ka qit nëpër banka”, ka theksuar Gucati.

Sipas tij, për shkak të kësaj vonese është rritur edhe interesimi dhe presioni i veteranëve të cilët po pyesin vazhdimisht se çka po ndodh me pagat e tyre.

“Sot në 12 e marr pagën, veteranët janë shumë të interesuar për këto, tërë kohën po më shkruajnë SMS e po më thërrasin për të parë çka po bëhet”, ka përfunduar Gucati.

Ndërkaq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi kishte paralajmëruar se pagat e veteranëve do të dilnin për dje. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz