back to top
Sunday, August 24, 2025
BallinaBotëSulm vetëvrasës në një market, mbi 30 të vdekur dhe shumë të...

Sulm vetëvrasës në një market, mbi 30 të vdekur dhe shumë të plagosur

Të ngjajshme

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në një market në veri të Nigerisë, të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 67 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë së Nigerisë, Badare Akintoye, ka thënë se sulmi është kryer në qytezën Madagali në veri të vendit. Ai ka theksuar se në këtë sulm të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 67 të tjerë janë plagosur.

Duke theksuar se sulmi dyshohet të jetë kryer nga dy gra, Akintoye më pas ka thënë se të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta.

Zyrtarët e shtetit mbajnë përgjegjës organizatën terroriste Boko Haram për këtë sulm. Ndërkohë qyteza e marrë nën kontroll nga Boko Haram në vitin 2014 u rimor nga forcat ushtarake vitin e shkuar.

Në një tjetër sulm të kryer në stacionin e autobusëve në afërsi të këtij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz