back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeNdarja mbetet e betonuar

Ndarja mbetet e betonuar

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Dora e shtetit nuk shihet përtej urës së Ibrit që lidh qytetin e Mitrovicës së ndarë etnikisht.

Për pasojë, ka mbetur vetëm në letër vendimi i Ministrisë së Ambientit dhe të Planifikimit Hapësinor, për të rrënuar një mur të ngritur në hyrje të pjesës veriore, të banuar me serbë, shkruan sot Koha Ditore.

Bedri Halimi është kryeinspektor që punon në kuadër të kësaj ministrie. Ai ka konfirmuar se vendimi kërkon rrënimin e murit. Dokumentin ia ka prezantuar edhe kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Por Rakiq nuk e ka përfillur.
“Ky nuk është mur. Ky do të ridizajnohet për një amfiteatër të hapur, ku do të mbahen manifestime, kur projekti të ketë përfunduar”, është arsyetuar Rakiq. “Nuk mund të them më asgjë, derisa përfaqësuesit e BE-së do të përcjellin atë që kemi biseduar dje”.

Të premten, dy punëtorë të një kompanie ndërtimore nga Zveçani kanë punuar aty.

Të Fundit

Sport

ShowBiz