BallinaShqiptareMinistria e Bujqësisë hap thirrjen për skemën e grantit të investimeve

Ministria e Bujqësisë hap thirrjen për skemën e grantit të investimeve

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, ka çelur thirrjen për skemën e grantit të investimeve nga data 6 – 30 Dhjetor 2016, për qarqet Fier, Lushnje, Vlorë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Sipas ministrisë së Bujqësisë programi i mbështetjes financiare do të bazohet në skemat e rajonalizimit të prodhimit bujqësor, sipas hartës së prodhimit dhe implementimit të teknologjive në prodhim.

Mbështetja financiare synon rritjen e konkurueshmërisë dhe të aksesit në tregje të prodhimeve bujqësore në 6 qarqet e lartpërmendura. Për më tepër, synohet të mbështetet edhe rritja e kapaciteteve njerëzore të fermerëve dhe stabilimenteve të agropërpunimit në drejtim të nxitjes dhe rritjes së investimeve si edhe të përshtatjes së produkteve bujqësore të tyre me kerkesat e tregut dhe konsumatorit. Në kuadër të skemës së granteve, fermerët që synojnë të zgjerojnë dhe përmirësojnë infrastrukturën në fermat e tyre, do të mund të përfitojnë mbështetje për investime në shifra të konsiderueshme. e.xh/f.n/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz