Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, saktësisht inspektorati i kësaj ministrie, ka marrë vendim sot që të ndalohen punimet në murin pranë urës së Ibrit në Mitrovicë.
Në mur sot është vendosur njoftimi që janë ndaluar punimet, transmeton Koha.net. Vendimi shihet se është marrë dje, datë që shkruan në vendim.
Ky mur sipas institucioneve të Kosovës është jashtë marrëveshjes për rivitalizim të urës dhe është i jashtëligjshëm.
Portali Koha.net ka siguruar një fotografi nga afër teksa shiheshin zyrtarët që ngjisnin këtë vendim në mur, kurse “radiokontaktplus” ka publikuar nga afër vendimin.