back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeSkandaloze dhe mashtruese: Isa Mustafa do ta mas territorin pasi ia ka...

Skandaloze dhe mashtruese: Isa Mustafa do ta mas territorin pasi ia ka fal Malit të Zi!

Të ngjajshme

Çfarë po kërkon Isa Mustafa, ta mas territorin?

Si mund ta mas territorin qeveria e Isa Mustafës, kur ai ia ka njohur Malit të Zi, tetë mijë e 230 hektarë tokë?! A është kaq i lojtur apo si t’ish një tregtar që ta bën be Kuranin 700 herë dhe në emër të tij të mashtron, apo është libra shitës mashtrues, dhe që flet për biblën sikur të ish autor i saj, pra vetë një i dërguar apo edhe më tej, vet Zoti.

Policia e Malit të Zi, nuk ua ka lejuar shqiptarëve as të dalin në tokat e tyre gjatë verës, vetëm pse shqiptarët thanë se do ti vizitonin madje, jo se do të protestonin. Pra, me vendimet e Qeverisë tuaj dhe të paraardhësit tuaj, po aq të padenjë për atdhe, Hashim Thaçit, ju ia keni falur tokën Malit të Zi.

Tash çfarë doni të masni, atë që ka mbetur dhe në emër të asaj që ka mbetur të vërtetoni, deklarimet tuaja, se ju nuk i keni falur tokë Malit të Zi, se ja na kaq kilometra katrorë kemi pasur, dhe kaq na dolën.

Le ta mas tash kush të don.

  1. Kryeministër, kontesti me Malin e Zi, nuk është kontest matjesh, aq më pak i tërësisë tokësore të Kosovës.

Problemi është se ju dhe kasta juaj e drejtuar nga Thaçi keni abdikuar nga territori, nga sovraniteti i shtetit.

Problemi është se ju dhe paraardhësi juaj keni nxjerrë vendime, që lejojnë futjen e Malit të Zi në territorin e Kosovës, me dokumentacion të manipuluar, me dokumentacion dhe matje qëllimisht të gabuara nga Komisioni Shtetëror.

Pra, të parën gjë që duhet ta bëni, është ajo që kemi këshilluar nga fillimi, shkarkimi i Komisionit Meha, krijimi i një Komisioni hetimor të Punës së Komisionit Shtetëror dhe të autoriteteve shtetërore që  e kanë ndikuar punën e tij.

Dhe po ashtu ky komision të hetojë pse nuk veproi prokuroria e shtetit për të penguar këtë krim të organizuar tejet perfid.

LDK-ja nëse brenda saj ka ende zëra të arsyeshëm duhet ta kritikojë hapur dhe kundërshtojë qasjen kaq torollake të Kryeministrit, dhe mbi të gjitha vullnetin dhe gatishmërinë e tij që të fal territor në emër të liberalizimit të vizave, kujt? Malit të Zi, të ndërtuar në më shumë se 2/3 në territor dhe në gjak shqiptari.

LDK-ja, nuk mund të thirret në rugovizëm dhe të tradhtojë kaq hapur interesat kombëtare, madje duke e shitur territorin për viza!

Madje edhe kritikët e Isa Mustafës, po heshtin në vazhdimësi në çështjen e territorit. Me këtë ata po e ndihmojnë tradhtinë kombëtare, po bëhen bashkëpjesëmarrës në shkeljen e sovranitetit të vendit, dhe po humbin shumë nga vlerat dhe nga morali, dhe kurdo që të shfaqen kundër Mustafës, do të jenë të njollosur.

Ende nuk ka shpërthyer as kritika e arsyeshme dhe as kritika e njëmendët brenda kësaj partie, për ta riorientuar politikën e saj në mbrojtje të shtetit dhe interesave të tij, dhe për ta larguar nga përdorimi i vazhdueshëm, për interesa personale apo grupore të udhëheqësit të saj, dhe aq më tepër për llogari të rrjetit kriminal të figurave të errëta të PDK-së.

Isa Mustafa bën mirë, që për nevoja të veta ta mas territorin sipas simbolit shtetëror, dhe stemës, hartës së Kosovës, e cila del tejet e deformuar nga ajo që do të jetë pas demarkacionit me Malin e Zi, sipas modelit që ofron ai.

Pra, këshilltarët e tij, e kanë lajthitur keq, duke rrëshqitur nga gjuha retorike mashtruese në praktika mashtruese. Për fjale rrallëherë njerëzit se të kapin, por për pune e kanë fare lehtë.

Kushdo që vjen nesër në pushtet, mund të hap hetime, dhe deri atëherë Mustafa dhe bashkëkryerësit e krimit, thuaja të gjithë do të jenë gjallë.

Pra, çështja është se a do ti pranojë Isa Mustafa dhe Qeveria, atje ku janë vendosur kufijtë, apo do ti kthejë kufijtë sipas Mbretërisë së Malit të Zi, sipas pushtimeve të bëra në Kosovë, në kohë të turbullirave ballkanike. SHQIPTARI.EU

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz