FFK në mbledhjen e mbajtur sot i ka dhënë besimin e plotë, Albert Bunjakut.
Sipas FFK-së, përzgjedhësit i Kosovës, Albert Bunjakut, i jepet mbështetje e plotë.
“KE analizoi edhe ndeshjet kualifikuese të Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”, duke falënderuar Shtabin teknik për angazhim si dhe duke përgëzuar futbollistët për përkushtim për të përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze”.
“KE i jep mbështetje të plotë Shtabit teknik dhe futbollistëve për vazhdimin dhe forcimin e punës në ekipin përfaqësueses”, thuhet nga FFK.