back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeApeli ia zbret në 11 vjet burgimin serbit që tentoi të kryejë...

Apeli ia zbret në 11 vjet burgimin serbit që tentoi të kryejë sulm terrorist në Prishtinë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...
Gjykata e Apelit i ka ulur për dy vite dënimin me burg serbit Sllobodan Gavriq, që planifikoi të kryejë vrasje masive në kryeqytetin kosovar, gjatë Krishtlindjeve të vitit 2014. Të dënuarit për terrorizëm, i ishin shqiptuar gjithsej 13 vite burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, në qershor të 2016-ës.

Gjykata e Apelit i ka zbritur në 11 vite burgim, dënimin ndaj serbit Sllobodan Gavriq, që në dhjetor të 2014’ës u zu në Prishtinë me 23 qese eksploziv, duke i transportuar me veturën e tij “Renault”, e sipas vendimit të gjykatës themelore, të datës 26 qershor të këtij viti, ai ishte destinuar të kryente vrasje masive në qendër të Prishtinës, afër Hotelit Grand.

Lehtësimin e dënimit, Apeli, e ka arsyetuar me pranimin e veprës nga i dënuari.

Ky është vendim i Apelit për rastin:

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka aprovuar pjesshëm me 15.11.2016, ankesat e mbrojtësve të akuzuarit S.G. Aktgjykimi i  Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 29.06.2016, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. S.G është dënuar me 11 vjet burgim, për veprën penale: Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, nga 13 sa ishte dënuar në shkallë të parë. Pjesa tjetër e aktgjykimit ka mbetur e pa ndryshuar.

Gjykata e Apelit, i ka pranuar vlerësimet e  rrethanave relevante për matjen e dënimit, të gjykatës se shkallës se parë, por ka gjetur  se në pranimin e rrethanave lehtësuese të aplikuara,  ka vend për shqiptimin e dënimit më të butë, duke pasur parasysh faktin se i akuzuari me pranimin e veprimeve inkriminuese, ka kuptuar pasojat e veprimit të tij.

Pretendimet tjera të mbrojtjes janë refuzuar si të pa bazuara.

Të Fundit

Sport

ShowBiz