Qytetarët e Drenasit kanë dal sot nga ora 7 për të votuar për kryetarin e tyre të ri që do të udhëheq me komunën deri në tetor të vitit të ardhshëm.
E interesimi i atyre që dolën të votojnë ka bërë që për transport të përdoren mjetet nga më të ndryshmet, raporton Indeksonline.
Derisa më parë dy votues shkuan në shkollën “Naim Frashëri” në Gllobar me traktor, para pak çastesh janë parë edhe dy votues tjerë që kanë shkuar me kamion në po të njëjten shkollë.