back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPolicia e Kosovës sqaron për numrin e madh të policëve para Rasim...

Policia e Kosovës sqaron për numrin e madh të policëve para Rasim Kiçinës

Të ngjajshme

 

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik dhe qytetarëve, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare sqaron opinionin lidhur me një video- publikimin në portalin  Indeksonline ku shihen më shumë policë në Depon Komunale të KKZ-së në shkollën  ,,Rasim Kiqina”.

Lidhur me këtë rast  ju njoftojmë se numri i zyrtarëve policorë ka qenë më i madh për shkak se nga ora 09:00 policia ka pasur takim me zyrtarë të KKZ-se te Depoja Komunal në shollën ,,Rasim Kiqina”, për të  filluar me shpërndarjen e Materialit Senzitiv për njësitë mobile në teren.

Sipas Planit janë pesë Qendra Mobile, ku dy do të jene në lëvizje për personat me nevoja të veçanta dhe tri Qendra Mobile për votuesit nëpër  Institucione Korrektuese, me këto qendra mobile janë te angazhuar 10 zyrtarë policorë dhe për këtë arsye është dukur ky numër më i madh i zyrtareve policorë në atë qendër.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Drenas, ku deri më tani nuk është evidentuar asnjë incident në aspektin e sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz