back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKEDS: Ndërprerja e rrymës vetëm në raste emergjente

KEDS: Ndërprerja e rrymës vetëm në raste emergjente

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Duam të njoftojmë publikun edhe një herë se ne jemi duke vepruar në përputhje të plotë me udhëzimet e ZRRE-së.

KEDS ka trashëguar një rrjet shumë të vjetër, dhe ne po e përmbushim detyrimin tonë në ngritjen dhe përmirësimin e tij. Për ta bërë këtë, ne duhet të ndërpresim furnizimin dhe ne po përpiqemi që ta bëjmë këtë në mënyrën më efikase të mundshme, në mënyrë që të mos shkaktojmë shqetësime për konsumatorët. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të intervenohet në rrjet pa u ndalur energjia elektrike, meqë kjo mund të mund të shkaktonte humbje të jetëve të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se rrjeti është shumë i vjetër, shpesh ka ndërprerje dhe prishje emergjente që janë jashtë kontrollit tonë, në të cilat sërish ne detyrohemi të intervenojmë për t’i sanuar, në përputhje të plotë me ZRRE-së, në mënyrë që qytetarit të mos mbesin ma rrymë. Ne e kuptojmë se kjo është e papërshtatshme për konsumatorët dhe po bëjmë çdo përpjekje që në këto raste ekipet të ndërhyjnë sa më shpejtë që munden.

Ne do të vazhdojmë të informojmë dhe të raportojmë tek institucionet publike relevante si ZRRE-ja dhe të tjerët, vazhdimisht dhe në mënyrë të detajuar në lidhje me veprimet e ardhshme emergjente që duhet të kryhen.

Edhe një here, shpresojmë në mirëkuptim dhe të kërkojmë falje për çdo shqetësim. Dëshirojmë të ju sigurojmë që ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbimin tonë më të mirë për konsumatorët.

Të Fundit

Sport

ShowBiz